Përkundër thashethemeve për krizën në lidhjen e këngëtares Genta Ismaili dhe të dashurit të saj Milotit, ata shihen së bashku në një market të Prishtinës duke blerë gjërat për festën e Vitit të Ri.
Në intervistat e mëhershme të Gentës shihej vendosmëria për një lumturi edhe në të ardhmen e çiftit.
Ndonëse mediat patën shkruar se lidhja e tyre është në krizë, kjo foto dëshmon se dashuria për këtë çift do të thotë shumë.
Genta nuk ka bërë publike asgjë deri më tash sa i përket thashethemeve për krizën me Milotin
-**********************************************************
INTERVISTA ME GENTEN:
-Me ritmin e Gentes
Genta Ismaili, kengetarja qe step me pamjen atraktive dhe elegancen ne skene.. ... ia doli mbane te arrinte qellimin e saj. Te beje fame si kengetare, por edhe t’u rrembeje cmimet rivaleve te saj...
Ajo i ka marrosur te gjithe me trupin e saj, aq sa ka rreshtuar pas vetes, njeheresh, me dhjetera e mijera adhurues. Duket sikur gjithcka i ka shkrepur si me magji. Nje vajze, pa histori nga pas, shfaqet dhe ben boom menjehere....qe ne shfaqjen e pare, qe ne videoklipin e pare. Dicka me shume per Genten perpiqemi te kuptojme nga intervista ekskluzive per revisten "VIP Press".
Jeni shquar gjithnje si nje vajze e bukur dhe mjaft e suksesshme ne ambiciet tuaja te karrieres. Keni qene e vetedijshme si femije per talentin per muzike?
Mendoj se bukuria e njeriut vjen nga zemra. Eshte pikerisht muzika, jo vetem qe me ka mbetur ne kujtese, por qe kam qene deshire e imja nga femijeria. Por, edhe aktrimi. Shkollen e muzikes e kam regjistruar ne klasen e trete te shkolles fillore ne Gjilan, ne klasen e katert regjistrova edhe korin ne shkollen e muzikes, kemi mbajtur disa koncerte te ndryshme per fesat, per manifestime te ndryshme. Isha ne piano ne shkolle te muzikes. Jam e rritur ne nje mjedis ku mbreteron atmosfere muzikore. Skena eshte mjaft interesante. Krejt jeta ime eshte muzike.
-Si e mbani mend femijerine tuaj?
Veten e mbaj mend si nje vajze qe kam argetuar kudo qe kam shkuar. Kam pas deshire qe gjithmone te jem ne qender te vemendjes, tip energjik, pak e lazdruar, por e dashur per gjithkend.
Cila ka qene kengetarja jote e preferuar, te cilen e ke pasur qejf qe e vogel dhe ke dashur qe nje dite te behesh si ajo?
Madonna. Edhe Michael Jacksoni (qesh).
Kane mbetur shume tipare te "Gentes femije" te "Genta e rritur"?
Humori. I kam detyrua njerezit gjithmone te qeshin, kam qene shume energjike. Por, edhe personaliteti im.
Sapo keni publikuar videoklipin “Skllave ti kurre s’do jesh”. Na tregoni dicka rreth punes per te?
Me eshte ofruar nje projekt per luftimin e trafikimit te qenieve njerezore, me ofruan kengen, e degjova, me pelqeu shume dhe nga natyra jam nje tip qe u ndihmoj shume njerezve. Kam shume dhembshuri ne shpirt, ne zemer dhe me pengon shume ajo qe degjoj per vajzat 14-15 vjecare te cilat hyjne rrugeve te keqija sepse nuk kane mundesi te flasin me prinderit ose nuk kane mundesi financiare te bejne dicka tjeter, mendojne qe nuk kane zgjidhje tjeter. Po ashtu, edhe femijet me prekin shume kur i shoh une rrugeve ne oret e vona dhe kerkoje para.
Cfare kengesh te pelqen te degjosh kur je e merzitur?
Kenge te hareshme qe kane per te me disponuar, p.sh. leshoj kenge me surle, dicka qe kercej, qe me ben happy dhe shume shpejt disponohem pastaj.
Cfare marredheniesh ke me kenget e tua? Pasi i realizon i degjon shpesh ato ne shtepi?
Jo, vetem ne fillim kur i marr, kur e realizoi albumin tim, i marr dhe i degjoj. Nganjehere i degjoj me shume frike, sepse i frikohem kritikave te mia qe i bej. Gjithmone punet me vije ashtu qe shume shpejt duhet bere dicka dhe nuk kam kohe ta beje kengen sic duhet, sepse ketu ne Kosove, absolutisht nuk ka rregull dhe kurrgje nuk behet mire sic duhet.
Kur realizon nje kenge cili eshte personi prej te cilit do te degjosh patjeter opinionin e tij?
Se pari prej Alijes, tezes sime, e shikoj mire ne sy, ia verej reagimet e fytyres, konsultohem me nenen time, kritikuesen time me te madhe ne bote, qe vetem kur fitova vendin e pare ne “Kengen magjike” me ka thene “Bravo”. Ndersa deri me sot, ende s’me ka thene qe kam bere dicka.
Keni provuar shume rryma muzikore. Ka ende dicka te re per te eksploruar?
Une, tashti e di kush eshte me te vertete Genta, cka Genta nxjerr prej shpirtit dhe, kam ardhur ne perfundim, qe stili im, eshte muzika shqiptare e perzier hip-hop. Ashtu e kam edhe vallezimin.
Cilat jane pikat qe i bashkon dhe i ndan spektatoret, por qe jetojne ne vende te ndryshme, sipas gjykimit tuaj…?
Pyetje e mire, pak e veshtire... Nuk do te vecoja ndonje vend. Por eshte ndryshe kur paraqitesh ne Kosove dhe Shqiperi, publiku eshte me i gjalle, e bejne vendin me te dashur dhe atmosferen me te kendshme..., ndersa ne Amerike, shqiptaret me shume ngurrojne nga njeri-tjetri, familjet jane me te terhequra. Mirepo, kudo me presin mire, me adhurojne dhe e di se cka duan dhe sidomos kur u japi dicka qe ata s’presin nga une.
Vajzat e spektakleve, kengetare te ndryshme tregojne se kujdesen per linjat e tyre. Ju mbani diete?
Dieta ime eshte kjo: pas ores 17, nuk ha buke.
Sa ndryshon nje veshje e perditshme pune me ate qe krijohet enkas per nje spektakel?
Ndryshon shume. Ne perditshmerine time kam eliminuar takat, gjithmone jam ne patika, trenerka. Edhe kur vishem elegante, dua te jam komfort.
A jeni dakord me shprehjen se veshja, ne nje lloj menyre, tregon edhe personalitetin e nje individi?
Nganjehere po, e nganjehere jo. Shume shpesh cuditem qe kur e shoh nje njeri ne shikim te pare kam krejt nje pershtypje tjeter nga ajo kur ulem dhe bisedoj me te. Si psh . Fadil Berisha
-Aktualisht, a ka ndonje person qe fshihet pas vezullimit te pamjes suaj?
Une jam vetvetja.
Je nje vajze me fat? Te gjitha aspektet e jetes tende shkelqejne. Tek ti cfare nuk ndricon?
Veshtiresia deri te mberrij te fati.
Genta ben pjese ne vajzat qe jane amvise te mira, apo qe e gjen gjithcka gati?
Te dyja.
Pjata e preferuar?
Ushqimi meksikan, as supen nuk e pi pa qene e djeges.
Cili eshte sekreti i lidhjes se frytshme dhe kur keni menduar te vishni fustanin e bardhe?
Fustanin e bardhe e kam menduar ta vesh, atehere kur une ia siguroj edhe jeten femijeve te mi.
Ke frike nga monotonia e nje lidhjeje?
Mendoj qe te gjithe e kane kete frike.
Ne zenkat qe ndodhin mes cifteve, kush mban me shume inat?
Kam pasur shume inat, tash jo.
Me shume jepni apo merrni ne dashuri?
Jap.
Cfare do te doje te kishe ne keto momente, dicka qe te mungon?
Me mungon shume familja qe e kam ne Amerike. /g.kajtazi/vip press/telegrafi/25.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com2 Comments. Le Nje Koment Ketu!
mjedra // 23 January 2009 14:54
je shume e bukur te du shume kiss genta je shume e bukur ja kalon krejtve perveq nores ju dyja jeni ma te mirat kiss te dyjave kiss
Anonymous // 13 May 2009 18:30
genta ti ryva dhe bleona jeni me te mirat po ti je me e bukur te dua kiss te 3 kaloni sa me mir