Prishtinë, 23 shtator - Pas dy ditë debatesh, Gjermania është zotuar të vazhdojë me ndihma për Kosovën. Në 10-vjetorin e bashkëpunimit gjermano kosovar, Qeveria gjermane ka ndarë një shumë prej 42 milionë euro për investuar në infrastrukturë publike, energjetikë, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, promovimin e punësimit, administratë, edhe publike dhe arsim. Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala tha se në këtë mënyrë konfirmohet për të satën herë se shteti gjerman është mik i vërtetë i popullit të Kosovës. Por njeherësh ai shprehu zotimin se do të bëhet gjithçka që bashkërisht të ndërtohet ëndrra e kosovarëve për një shtet të zhvilluar dhe të integruar në Unionin Evropian. Ndërsa Fridih Kiçelt, nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, tha se është përfunduar bashkëpunimi midis dy qeverive dhe me këto bisedime konfirmohet zotimi e mëtejshëm i Qeverisë gjermane për zbatimin e marrëveshjes që u nënshkrua sot. Fondet, vijoi ai, do të implementohen në rend të parë për efikasitet të energjisë, për zhvillim të sektorit financiar, ekonomik rural dhe për reformën në administratën publike. Edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Hans Diter Shtajnnbah tha se ky ka qenë një vit i rëndësishëm që nga nënshkrimi marrëveshjes vitin e kaluar. Shumë gjëra janë arritur dhe shumë të tjera janë duke u arritur në Kosovë, tha ai dhe theksoi se në 12 muajt e fundit ka pasur partner shumë të rëndësishëm që kanë zbatuar marrëveshjen e nënshkruar vitin e kaluar. Nga ana e tij Kryeministri Hashim Thaçi vlerësoi se kontributi që partnerët gjermanë GTZ dhe Banka për Zhvillim kanë ofruar në Kosovë këto vitet e fundit është për çdo lëvdatë dhe falënderoi shtetin gjerman Thaçi theksoi se bashkëpunimet rajonale të mbështetura nga Bashkimi Evropian, përmes mekanizmit të Paktit të Stabilitetit, do të jenë më të mëdha në fushën e tregtisë, sidomos përmes funksionimit të marrëveshjes së Evropës Qendrore për Tregti të Lirë, (CEFTA), që funksionon që nga viti i kaluar. "Në garën me shtetet e rajonit apo mund të them edhe në partneritet, Kosova ofron një sistem fiskal konkurrues, me tatime të ulëta dhe proceduar të thjeshta administrative për regjistrimin e biznesit", tha ndër të tjera Thaçi.