.::Argëtim të Këndshëm::.
Mir Se Erdhet ne .::Alba-Forum::. Ju Lutemi Identifikohuni ose Regjistrohuni :nese keni probleme me Regjistrim apo keni harruar Passwordin e mëparshem ateher kontaktoni : jetlumm@hotmail.com ::. ose 045 921-777
*********************************
Legjenda: Admin-Moderator-PrincesS-Vip
*********************************
All rights Reserved/ Te gjitha te drejtat e Rezervuara 2oo9/2o1o
*********************************


Admin:Jetlum Shala
 
ForumGalleryRegjistrohuidentifikimi

Share
 

 KUJDESI PER THONJET ,PER FLOKET ME TE SHENDRITSHME .-KJO TEM ESHTE CILESUAR PER FEMRAT

Shko poshtë 
AutoriMesazh
florianna

florianna

Numri i postimeve : 104
Join date : 21/05/2009
Age : 24
Location : eeeeeeee qa ki em bo

KUJDESI PER THONJET ,PER FLOKET ME TE SHENDRITSHME .-KJO TEM ESHTE CILESUAR PER FEMRAT Empty
MesazhTitulli: KUJDESI PER THONJET ,PER FLOKET ME TE SHENDRITSHME .-KJO TEM ESHTE CILESUAR PER FEMRAT   KUJDESI PER THONJET ,PER FLOKET ME TE SHENDRITSHME .-KJO TEM ESHTE CILESUAR PER FEMRAT Icon_minitimeThu May 21, 2009 1:41 pm

• Për një manikyr të shpejt dhe cilësor, limoni është solucioni ideal. Përzieje një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni, zhysni gishtat brenda solucionit për 5 min dhe më pas thajini gishtat me një copë të pambuktë dhe të butë. Aciditeti i limonit, zbut lëkurët që dalin anash thonjve dhe largon qelizat e vdekura. Faza e tharjes, ndihmon në heqjen e tyre. Me lëkurën e limonit më pas, fërkoni çdo gisht në mënyrë që të favorizohet thithja e vitaminave nga thonjtë, dhe më pas fërkoni thonjtë sërish me një copë të butë, ashtu sikurse lustrohen këpucët. Përveç se e zbut lëkurën dhe heq qelizat e vdekura, limoni i bën thonjtë të ndritin, sipërfaqen e bën më të bardhë dhe eliminon njolla të mundshme.
*******

PER FLOKET ME TE SHENDRITSHME

- Për t’i bërë më të shkëlqyeshme flokët, shtoni dy lugë uthull gjatë shplarjes së flokëve. Acidi i uthullës bën që flokët të jenë më të shëndetshëm dhe të shndritshëm.
********
SI TE KUJDESEMI PER FLOKET QE TE RRITEN S AME SHPEJT :

Maskë për flokët me mollë dhe banane

Përbërësit:

- 2 mollë

- 1 banane

- 2 lugë kafeje me mjaltë

Përziejmë mollën (e grirë) dhe bananen dhe më pas shtojmë mjaltin dhe e përziejmë mirë masën. Pasi t’i kemi larë flokët me shampon tonë të zakonshme, përhapeni të gjithë masën e përftuar në flokë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Kujdes! Mos e lini më shumë se kaq. Shpëlajeni me ujë të bollshëm. Molla forcon flokët e brishtë dhe hidraton, banania i ushqen dhe i bën ato të shndritshme dhe të shëndetshme, mjalti i bën ato të shkëlqejnë në mënyrë perfekte.

Ndërsa për të ushqyer flokët është shumë e mirë e bardha e vezëve: 2 të bardha të vezës mund të përzihen me lëng limoni dhe të lihen të veprojnë për 30 minuta. Shpëlajini mirë dhe pas kësaj flokët do të jenë të forta dhe me shkëlqim. Ndërsa për të pasur flokë që shkëlqejnë gjithnjë bëni një larje të parë me një përzierje me ¼ birrë dhe ¾ ujë. Shpëlajini mirë dhe më pas vazhdoni larjen normale me shampon tuaj.
**********
SI TE GJALLEROJM NGJYREN GESHTENJE TE FLOKEVE :

Si të gjallërojmë ngjyrën e flokëve bojë kafe? Në një enë, zieni sipërfaqen e jashtme të një qepe të errët, lëngun me pas lëreni të ftohet dhe më pas përdorini gjatë shplarjes së fundit kur lani kokën me shampo. Pasi disa praktikave të tilla, do të shihni se flokët do të marrin më shumë jetë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
KUJDESI PER THONJET ,PER FLOKET ME TE SHENDRITSHME .-KJO TEM ESHTE CILESUAR PER FEMRAT
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
.::Argëtim të Këndshëm::. :: Temat e Ndryshme :: Temat e Ndryshme-
Kërce tek: