Para disa vitesh nuk do të mund të përshkruanim një titull të këtillë, sepse në treg kanë qenë vetëm disa modele me tastierë rrotulluese (apo ekran, varet si e shikoni). Këtë trend është duke tentuar ta kthej sërish në jetë kompania pak e njohur tek ne – PCD.
PCD TXT8030 nga njëra anë ka tastierë të plotë QWERTY, derisa nga ana tjetër janë zmadhuesit dhe tastet për të udhëhequr me përmbajtjet multimediale. Pra, një celular për punë dhe pajisje për kënaqësi, të gjitha në një.
Është mëkat që disa nga specifikat nuk janë edhe aq të nivelit, si për shembull fotoaparati prej gjithsej 1.3 megapiksela, mirëpo specifikat tjera tingëllojnë bukur solide: ekran me diagonale prej 2.2 inç, Bluetooth dhe mundësi e zgjerimit të memories me anë të kartelave microSD të kapacitetit prej 16 gigabajt.
Kjo pajisje do të mund të gjendet në treg vetëm në tremujorin e tretë të këtij viti, mirëpo kur merret parasysh se kompania PCD nuk është e pranishme në tregun tonë, pothuajse me siguri nuk do ta shohim fare tek ne. Firefox para Internet Explorerit Sipas të dhënave statistikore të javës së kaluar, shfletuesi Firefox 3 në Evropë sipas numrit të përdoruesve ka tejkaluar atë Internet Explorer.
Shfletuesi Firefox 3 sipas numrit të përdoruesve ka tejkaluar atë Internet Explorer 7, së paku thuhet kështu nga statistikat e kompanisë StatCounter. Këto janë rezultatet e matjes së javës së kaluar të shfletuesve të internetit në Evropë.
Të shtunën e kaluar në tregun evropian është shënuar përqindje prej 36.16 e pjesëmarrjes së Firefoxit, derisa kjo shifër tek Internet Explorer ka qenë 35.1%. Një ditë më pas Firefox ka shtuar përparësinë e tij me pjesëmarrje prej 37.15%.
Këtë javë Firefox ka filluar të humb përparësinë, pasi që gjendja aktuale tregon pjesëmarrje prej 36 për qind të Internet Explorerit dhe 33 për qind për Firefox.
Shikuar në përgjithësi, Internet Explorer edhe më tutje mbetet shfletuesi më i popullarizuar. Filmat e Sony Pictures në Youtube Së shpejti në YouTube do të mund të paraqiteshin të gjithë filmat e shtëpisë filmike Sony Pictures – negociatat janë në vazhdim e sipër.
Siç shkruan portali CNET, YouTube e Sony Pictures janë afër nënshkrimit të marrëveshjes për shpërndarjen e të gjithë filmave në këtë shërbim të popullarizuar të kompanisë Google. Edhe pse detajet nuk janë bërë të njohura, supozohet se filmat do të sponsorizoheshin me anë të reklamave. Asnjëra kompani nuk ka dashur të komentojë pohimet.
Pak kohë më parë YouTube ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme me shtëpinë filmike Disney. është e qartë se Google me shërbimin e vet çdo ditë e më shumë po i kthehet përmbajtjeve profesionale, respektivisht po lufton për t’i bërë për veti shtëpitë filmike të cilat tradicionalisht nuk kanë qenë të interesuara për këtë lloj të shpërndarjes së filmave të tyre Këshilla Teknologjike
Si dhe pse të përcillet temperatura e procesorit Procesorët qendror të kompjuterëve tonë tashmë disa vite kanë nevojë për ftohje shtesë. Ftohja në disa kushte mund të dështojë, prandaj është e rëndësishme që të përcillet se çfarë po ndodh me procesorin.
Sistemet e ftohjes me ajër nënkuptojnë pjesët të cilat rrotullhen, respektivisht ventilatorët. Pjesët lëvizëse janë më të prira ndaj prishjeve për dallim nga ato statike, prandaj komponent kritik i sistemit të ftohjes është pikërisht ventilatori. Mundësinë e prishjes e rrit edhe pluhuri, e atë e tërheq pikërisht funksionimi i sistemit të ftohjes. Prishja e sistemit të ftohjes mund të sjellë deri tek vështirësitë në funksionimin apo deri tek djegia e tërësishme e procesorit.
Prandaj është shumë me rëndësi të monitorohet gjendja e sistemit të ftohjes. Kjo nënkupton inspektimin vizual të ventilatorit, me fjalë tjera të kontrollohet nëse rrotullohet apo jo, por edhe matjen e temperaturës së procesorit. Nëse fillon të ndodh diçka e paparashikuar, temperatura do të ngrihet dhe kështu do t’i jep përdoruesit të kuptojë se diçka nuk është në rregull dhe t’i jep kohë të mjaftueshme për ta fikur kompjuterin, para se të ndodhin prishje serioze. Në raste të paparashikuara mund të kategorizohen mbyllja e sistemit të ftohjes me pluhur, prishje në ventilator apo lëvizje e vet ventilatorit për shkak të dridhjeve të tërë kompjuterit.