KENGETARI BLERO FLET PER ADOLESHENCEN E TIJ
Blero: Adoleshenca, KOHA IME
“Kohen e adoleshences e kujtoj si nje kohe kur fillova t’i kuptoj gjerat dhe mendoja se dija shume. Ne fakt, eshte nje kohe kur fillon t?i kuptosh gjerat. Ka qene nje kohe, kur kam qene shume me shume energjik dhe nuk lodhesha kurre. Kisha dy gjera ne jeten time dhe ato ishin muzika dhe futbolli, te cilat i deshiroja me se shumti”, ka thene Blero
Blero, dikur nje adoleshent, ishte i frymezuar per te punuar per realizimin e deshirave te tij. Ishin kenga dhe futbolli dy drejtime te ndryshme, por me te preferuarat per Bleron. Ndonese me ne fund iu desh qe te zgjedhe njeren apo tjetren, ngase te dyja nuk shkonin, me me shume deshire ai zgjodhi kengen, profesion qe thote se e deshiron me se shumti. Me gjithe aktivitetet dhe sukseset ne fushen e kenges, Blero nuk ka menduar per karrieren te cilen e ka sot. Per me shume te tjera rreth kohes se adoleshences se tij flet Blero per “Kosova Sot”.
MUZIKE DHE FUTBOLL
“Kosova Sot”: Si e kujtoni kohen kur keni qene adoleshent?
Blero: Kohen e adoleshences e kujtoj si nje kohe kur fillova t’i kuptoj gjerat dhe mendoja se dija shume. Ne fakt, eshte nje kohe kur fillon t?i kuptosh gjerat. Ka qene nje kohe ku kam qene shume me shume energjik dhe nuk lodhesha kurre. Kisha dy gjera ne jeten time dhe ato ishin muzika dhe futbolli, te cilat i deshiroja me se shumti. Mirepo, me ne fund e zgjodha muziken. T?ju them te drejten, e di se e kam bere zgjedhjen e duhur, ngase kenga eshte profesioni qe e dua me se shumti.
“Kosova Sot”: Sa jeni shoqeruar dhe me cilin shoke apo shoqe keni qendruar me shume?
Blero: Kam qene shume i shoqeruar, por kam pasur nje shok qe jemi shoqeruar pothuajse 24 ore ne dite dhe vetem gjumi na ka ndare. Ai quhet Artan Alija nga Mitrovica. Sot ai jeton ne Suedi dhe ka familje, eshte nje biznesmen i suksesshem.
“Kosova Sot”: Ne ate kohe ku e keni kaluar kohen e lire?
Blero: Kohen e lire zakonisht e kaloja ne studio dhe ne fusha te futbollit. Ne studio per te incizuar ndonje kenge, ndersa ne fushe duke luajtur futboll.
“Kosova Sot”: Ku i keni kaluar pushimet?
Blero: Pushimet i kaloja me shume me familje neper bregdete te ndryshme ne rajon dhe jashte vendit.
“Kosova Sot”: Me cfare problemesh jeni ballafaquar ne ate moshe?
Blero: Njeriu perballet me shume probleme dhe pikerisht ne kohen e adoleshences njeriu mund te kete shume probleme, sepse eshte koha qe me se shumti ke preokupime. Pra, edhe une si te gjithe te rinjte kam pasur probleme te natyrave te ndryshme.
ILUZIONET E DASHURISE
“Kosova Sot”: Si e keni paramenduar lidhjen ne dashuri?
Blero: Nuk kam paramenduar, vetem kam jetuar per momentin ha ha ha…, Edhe une si cdo i ri kam pasur simpatite dhe iluzionet e dashurise.
“Kosova Sot”: A keni menduar ne karrieren te cilen e keni arritur sot?
Blero: Jo, t’ju them te verteten, nuk kam menduar ne kete karriere qe kam sot, i falenderoj te gjithe bashkepunetoret te cilet me ndihmuan ne arritjen e kesaj karriere.
“Kosova Sot”: Cili ka qene momenti me i lumtur dhe me i hidhur qe e rikujtoni?
Blero: Nje pyetje mjaft interesante dhe e veshtire. Nuk me kujtohet ndonje moment i caktuar qe ta rrefej tani. Kam pasur momente te shumta te lumtura dhe te hidhura, andaj s’po me kujtohen. Adoleshenca eshte mosha kur ka te beje shume me emocione, ha ha ha...
KOMUNIKIMI
“Kosova Sot”: Cilat jane dallimet e adoleshenteve te atehershem prej te sotmeve?
Blero: Adoleshenca e atehershme me kete te sotshmen nuk besoj qe ka shume dallim, vetem se ndoshta teknika ka ecur shume me perpara dhe lidhja komunikuese eshte me e shpejt. Ky eshte nje nga dallimet kryesore, ndersa ka edhe te tjera, por jo shume te theksuara.