.::Argëtim të Këndshëm::.
Mir Se Erdhet ne .::Alba-Forum::. Ju Lutemi Identifikohuni ose Regjistrohuni :nese keni probleme me Regjistrim apo keni harruar Passwordin e mëparshem ateher kontaktoni : jetlumm@hotmail.com ::. ose 045 921-777
*********************************
Legjenda: Admin-Moderator-PrincesS-Vip
*********************************
All rights Reserved/ Te gjitha te drejtat e Rezervuara 2oo9/2o1o
*********************************


Admin:Jetlum Shala
 
ForumCalendarGalleryPytësoriLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Data/dita qe e pret me padurim dhe pse?
Tue Jan 15, 2013 1:45 am nga Floraa

» Qka kishit Pas Qef me pas ne Jet?
Tue Jan 15, 2013 1:42 am nga Floraa

» Ku deshironi ta kryni shkollen
Tue Jan 15, 2013 1:41 am nga Floraa

» Cili antar/e mendoni se ësht me HumoristiK ne Web
Tue Jan 15, 2013 1:40 am nga Floraa

» Me qka mirreni më shum ne interent?
Tue Jan 15, 2013 1:39 am nga Floraa

» PER KEND PO MENDONI MOMENTALISHT ?
Tue Jan 15, 2013 1:37 am nga Floraa

» QKA MENDONI KUSH DASHURON ME, ME ZEMER DJEMT APO VAJZAT!
Tue Jan 15, 2013 1:30 am nga Floraa

» Bisedë me hijen
Tue Jan 15, 2013 1:27 am nga Floraa

» Sa nota te dopta keni ju??? dhe sa nota 5- she ???
Tue Jan 15, 2013 1:23 am nga Floraa

Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Forum
alba-fOrum
UNIKKATIL
Sondazh
Kush osht Mbret i RAP`iT?
 UNIKKATIL
 Noizy
Shiko rezultatin
Top posters
jetlum (814)
 
musLII* (768)
 
adem (466)
 
fatmir (344)
 
meritOnz (262)
 
Fjolla (210)
 
Diellzë (164)
 
nazim (148)
 
florianna (104)
 
Genti (34)
 

Share | 
 

 Kolonoskopia virtuale dhe rrezatimet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
adem



Numri i postimeve : 466
Join date : 20/09/2009
Age : 19
Location : ka matiqani hahah

MesazhTitulli: Kolonoskopia virtuale dhe rrezatimet   Sun Apr 18, 2010 10:00 am

Disa shkencëtarë mendojnë se rrezatimi gjatë procedurës së kolonoskopisë virtuale me aparate skanimi paraqet rrezik për shëndetin. Ata thonë se sasia e rrezeve që pacientët mund të marrin nga një skanim i zorrës së trashë është i barabartë me sasinë e rrezeve nga 400 radioskopi të gjoksit.
Shkencëtarët në SHBA dhe Administrata për Ushqimet dhe Barnat janë të një mendimi se rrezatimi gjatë procedurës së kolonoskopisë virtuale me aparate skanimi paraqet rrezik për shëndetin. Mjekët të cilët mbështesin këto procedura thonë se kolonoskopia virtuale është më pak e dëmshme dhe më pak e kushtueshme sesa kolonoskopia konvencionale. Por të tjerë thonë se nëpërmjet procedurës kolonoskopike me skanim pacientët marrin rreze të shumta që dëmtojnë organizmin.
Kanceri i zorrës së trashë është një nga sëmundjet më vdekjeprurëse në botë. Shpesh ky lloj kanceri nuk ka simptoma prandaj edhe është vështirë të dallohet që në fazë të herëshme. Kjo është arsyeja përse mjekët i kërkojnë të rriturve mbi 50 vjeç që të kryejnë një kolonoskopi për të zbuluar ndonjë kancer të mundshëm.
Kolonoskopi do të thotë “për të parë zorrën e trashë”. Kolonoskopia konvencionale kryhet me një tub të gjatë, elastik i quajtur kolonoskop që është e pajisur me një kamera të vogël me fibër-optike dhe një dritë. Ky tub futet në zorrën e trashë të pacientit dhe mjekët mund t’i shohin imazhet në ekran. Gjatë kësaj procedure, mjekët gjithashtu mund të heqin edhe ndonjë qelizë jonormale ose polipe që shohin në zorrën e trashë të pacientit.
Një tjetër procedurë, por pa ndërhyrë në zorrën e trashë kryhet, quhet “kolonoskopi virtuale”, që kryhet nëpërmjet aparatit të quajtur Cat Scan” i cili nëpërmjet rrezeve përmes barkut të pacientit, bën radiografinë e zorrës së trashë.
Dr Maha-devapa Mahesh, profesor i Radiologjisë në Universitetin Johns Hopkins, thotë kolonoskopia virtuale mund të shpëtojë jetën e shumë pacientëve. Ai thotë se shumë njerëz kanë frikë, a druhen të kryejnë një kolonoskopi konvencionale. Dhe një ditë këta njerëz mund të bëhen viktima të kancerit në zorrën e trashë. Kolonoskopia virtuale, me radiografi, është mjaft e efektshme, prandaj edhe rekomandohet si një alternativë nga Instituti kombëtar mbi sëmundjet e kancerit.
Nëse gjatë kolonoskopisë virtuale, mjekët dallojnë qeliza jonormale ose polipe, atëherë nevojitet kolonoskopia ndërhyrëse a konvencionale për t’i hequr ato.
Por disa mjekë thonë se CT Scan i ekspozon pacientëve ndaj rrezatimeve të dëmshme. Ata thonë se sasia e rrezeve që pacientët mund të marrin nga një skanim i zorrës së trashë është i barabartë me sasinë e rrezeve nga 400 radioskopi të gjoksit.
Dr Julian Nicholas ka punuar më parë për Administratën e Ushqimeve dhe Barnave. Ai thotë se argumentet për kolonskopi virtuale nuk janë bindëse, sepse nuk ekzistojnë të dhëna të mjaftueshme që të provojnë se kolonoskopia me rreze është e efektshme dhe e padëmshme.
Dr Nikolas dhe shkencëtarë të tjerë kanë paralajmëruar vazhdimisht se kolonoskopia me skanim nuk duhet të përdoret si një procedurë rutinë për shkak të rrezikut nga rrezatimi.
Edhe Dr. Jeffrey Shuren i administratës për ushqime dhe barna e pranon se pacientët mund të mos jenë plotësisht të vetëdijshëm për rreziqet e një kolonoskopie virtuale. Por ai thotë se administrata e ushqimeve dhe barnave kujdeset për cilësinë dhe dobinë e pajisjeve dhe teknologjive që përdoren në mjekësi, dhe nëse ato duhen përdorur ose jo në një rast të veçantë, kjo varet nga mjeku.
Çdo vit në Shtetet e Bashkuara kryen rreth 70 milionë procedura mjekësore me aparate Cat Scan, dhe qeveria tani ndodhet nën trysni për të paraqitur zyrtarisht rekomandimet e veta se deri në çfarë shkalle duhet të jetë rrezatimi që lëshojnë aparatet e skanimit, që ato të mos jenë të dëmshme për shëndetin e pacientit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Kolonoskopia virtuale dhe rrezatimet

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
.::Argëtim të Këndshëm::. :: Te rejat nga futboLLi :: Lajme :: Shendetsi-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | www.sosblogs.com
Zaqishti.com