.::Argëtim të Këndshëm::.
Mir Se Erdhet ne .::Alba-Forum::. Ju Lutemi Identifikohuni ose Regjistrohuni :nese keni probleme me Regjistrim apo keni harruar Passwordin e mëparshem ateher kontaktoni : jetlumm@hotmail.com ::. ose 045 921-777
*********************************
Legjenda: Admin-Moderator-PrincesS-Vip
*********************************
All rights Reserved/ Te gjitha te drejtat e Rezervuara 2oo9/2o1o
*********************************


Admin:Jetlum Shala
 
ForumCalendarGalleryPytësoriLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Data/dita qe e pret me padurim dhe pse?
Tue Jan 15, 2013 1:45 am nga Floraa

» Qka kishit Pas Qef me pas ne Jet?
Tue Jan 15, 2013 1:42 am nga Floraa

» Ku deshironi ta kryni shkollen
Tue Jan 15, 2013 1:41 am nga Floraa

» Cili antar/e mendoni se ësht me HumoristiK ne Web
Tue Jan 15, 2013 1:40 am nga Floraa

» Me qka mirreni më shum ne interent?
Tue Jan 15, 2013 1:39 am nga Floraa

» PER KEND PO MENDONI MOMENTALISHT ?
Tue Jan 15, 2013 1:37 am nga Floraa

» QKA MENDONI KUSH DASHURON ME, ME ZEMER DJEMT APO VAJZAT!
Tue Jan 15, 2013 1:30 am nga Floraa

» Bisedë me hijen
Tue Jan 15, 2013 1:27 am nga Floraa

» Sa nota te dopta keni ju??? dhe sa nota 5- she ???
Tue Jan 15, 2013 1:23 am nga Floraa

Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Forum
alba-fOrum
UNIKKATIL
Sondazh
Kush osht Mbret i RAP`iT?
 UNIKKATIL
 Noizy
Shiko rezultatin
Top posters
jetlum (814)
 
musLII* (768)
 
adem (466)
 
fatmir (344)
 
meritOnz (262)
 
Fjolla (210)
 
Diellzë (164)
 
nazim (148)
 
florianna (104)
 
Genti (34)
 

Share | 
 

 Shqipëria dhe Maqedonia diskutojnë liberalizimin e tregtisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
adem



Numri i postimeve : 466
Join date : 20/09/2009
Age : 19
Location : ka matiqani hahah

MesazhTitulli: Shqipëria dhe Maqedonia diskutojnë liberalizimin e tregtisë   Sun Apr 18, 2010 9:57 am

Tirana dhe Shkupi po diskutojnë për liberalizimin final të tregtisë së prodhimeve bujqësore në të dyja anët e kufirit përmes heqjes së të gjitha barrierave tarifore, njoftoi dje media maqedonase, duke iu referuar burimeve nga qeveria
Protokolli për liberalizimin pritet të ratifikohet së shpejti dhe bazohet në marrëveshjen më të gjerë shumëpalëshe për krijimin e Zonës së Tregtisë së Lirë të Europës Qendrore, (CEFTA sipas akronimit në anglisht).

Marrëveshja mund të hyjë në fuqi më 1 korrik të këtij viti. Ministri maqedonas i Ekonomisë, Fatmir Besimi, u takua së fundmi me homologun shqiptar, Dritan Prifti, dhe ranë dakord në përshpejtimin e procedurave të ratifikimit.

Shqipëria importoi nga Maqedonia 190 mijë tonë mallra me vlerë të përgjithshme prej 7 miliardë lekësh vitin e kaluar, sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Importet qenë 40 për qind më të ulëta se në vitin 2008.

Shqipëria eksportoi 2.9 miliardë lekë mallra në Maqedoni vitin e kaluar, por nga këto vetëm 365 milionë lekë qenë mallrat e përfshira në marrëveshjen e lehtësimit të tregtisë përmes heqjes së tarifave doganore.

Në lidhje me produktet bujqësore, Shqipëria dhe Maqedonia nuk kanë konkurrencë direkte në fushën e zarzavateve, pasi Shqipëria prodhon veçanërisht zarzavate të hershme, ndërsa Maqedonia prodhon zarzavate të vona.

Por shqetësues pas liberalizimit të tregtisë mund të jetë konkurrenca në prodhimin e frutave, ku karakteristikat klimaterike të Maqedonisë janë shumë të ngjashme me karakteristikat e Korçës dhe Peshkopisë.

Shumica dërrmuese e frutave të importuara në Shqipëri vijnë nga Maqedonia, ndërsa prodhuesit shqiptarë në zonat malore vuajnë nga sasitë e pakta të prodhuara në pemishte me sipërfaqe të vogla.

Në total, liberalizimi i tregtisë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë pritet të sjellë përfitime gjithnjë e më të mëdha, për shkak se ndonëse Shqipëria zotëron një deficit të lartë tregtar me këtë vend, zotëron suficit të konsiderueshëm në sektorin e shërbimeve turistike.

Nga ana tjetër, megjithëse ka pranuar të heqë tarifat doganore për mallrat e importuara, Shqipëria mban nivel shumë të lartë referencash doganore, të cilat janë në kundërshtim me marrëveshjet e tregtisë së lirë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Shqipëria dhe Maqedonia diskutojnë liberalizimin e tregtisë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
.::Argëtim të Këndshëm::. :: Te rejat nga futboLLi :: Lajme-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Free blog
Zaqishti.com