.::Argëtim të Këndshëm::.
Mir Se Erdhet ne .::Alba-Forum::. Ju Lutemi Identifikohuni ose Regjistrohuni :nese keni probleme me Regjistrim apo keni harruar Passwordin e mëparshem ateher kontaktoni : jetlumm@hotmail.com ::. ose 045 921-777
*********************************
Legjenda: Admin-Moderator-PrincesS-Vip
*********************************
All rights Reserved/ Te gjitha te drejtat e Rezervuara 2oo9/2o1o
*********************************


Admin:Jetlum Shala
 
ForumCalendarGalleryPytësoriLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Data/dita qe e pret me padurim dhe pse?
Tue Jan 15, 2013 1:45 am nga Floraa

» Qka kishit Pas Qef me pas ne Jet?
Tue Jan 15, 2013 1:42 am nga Floraa

» Ku deshironi ta kryni shkollen
Tue Jan 15, 2013 1:41 am nga Floraa

» Cili antar/e mendoni se ësht me HumoristiK ne Web
Tue Jan 15, 2013 1:40 am nga Floraa

» Me qka mirreni më shum ne interent?
Tue Jan 15, 2013 1:39 am nga Floraa

» PER KEND PO MENDONI MOMENTALISHT ?
Tue Jan 15, 2013 1:37 am nga Floraa

» QKA MENDONI KUSH DASHURON ME, ME ZEMER DJEMT APO VAJZAT!
Tue Jan 15, 2013 1:30 am nga Floraa

» Bisedë me hijen
Tue Jan 15, 2013 1:27 am nga Floraa

» Sa nota te dopta keni ju??? dhe sa nota 5- she ???
Tue Jan 15, 2013 1:23 am nga Floraa

Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Forum
alba-fOrum
UNIKKATIL
Sondazh
Kush osht Mbret i RAP`iT?
 UNIKKATIL
 Noizy
Shiko rezultatin
Top posters
jetlum (814)
 
musLII* (768)
 
adem (466)
 
fatmir (344)
 
meritOnz (262)
 
Fjolla (210)
 
Diellzë (164)
 
nazim (148)
 
florianna (104)
 
Genti (34)
 

Share | 
 

 tema:Intervista me kengetaren Adelina Ismaili

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
florianna



Numri i postimeve : 104
Join date : 21/05/2009
Age : 21
Location : eeeeeeee qa ki em bo

MesazhTitulli: tema:Intervista me kengetaren Adelina Ismaili   Sat May 23, 2009 9:05 pm

Tim Shkupi: Alo, ketu Tim Shkupi nga Londra…

Adelina Ismaili: Tung Tim Shkupi…

Tim Shkupi: Tung Adelina dhe si jeni?

Adelina Ismaili: Mire shume, por ju?

Tim Shkupi: Edhe ne mire… Por ne jemi te interesuar qe te zhvillojme nje bisede te lire permes telefonit per visitoret e web faqes shqiptare AlbaNur.Net. A keni kohe per kete dhe a mund te vazhdojme biseden me tutje?

Adelina Ismaili: Po, po… patjeter, mundet dhe vetem urdhero…

Tim Shkupi: Flm per mirekuptimin Adelina dhe per kohen qe po e ndani per neve. Kemi degjuar se para disa muajve gjyshja e juaj u shperngul ne Ahiret, ndaj ne fillim shfrytezoj rastin te ju shprehi ngushllime juve dhe familjes suaj, kurse per gjyshen e juaj e luse Allahun ta kete nen mbrotjen e tij.

Adelina Ismaili: Amin, ja rabi… dhe flm shume nga ana e juaj per kete fillim shume te njerzishem…

Tim Shkupi: Kur Adelina Ismaili mungon ne skene dhe nuk eshte aktive, gjithçka flitet, spekulohet, keshtu qe shume pak flitet e verteta rreth Adelines. A pajtoheni ju me kete?

Adelina Ismaili: Ashtu eshte. Po jetojme ne kohen e te pavertetave dhe devijimeve. Jemi mesuar me sende te ketilla. Mungesa ime ne skene ka qene per shkak te respektit tim te madh qe kam pasur per gjyshen. Ajo ka qene shume e aferte me mua dhe une shume e perkushtuar ndaj saj. Kam dashur qe kete respekt ta tregoj duke respektuar traditat tona fetare, qe ne i kultivojme dhe i ruajme ne familje.

Tim Shkupi: Do te thote kjo ka qene arsyeja pse Adelina Ismaili na ka munguar disa muaj…

Adelina Ismaili: Po, vetem kjo, arsye tjeter nuk ka pasur. Kam anuluar shume koncerte dhe xhirime per mediat e ndryshme ne Kosove.

Tim Shkupi: Do te thote spekulimet e gazetes “Shekulli” per mungesen e juaj nuk jane te verteta..

Adelina Ismaili: Jo aspak…

Tim Shkupi: Kemi degjuar se ke reaguar ashper kunder gazetes “Shkeulli” per shkak te pavertetave qe kjo gazete i dha per abstenimin e juaj…

Adelina Ismaili: Po, kam reaguar, por reagimin tim gazeta “Shekulli” nuk e ka botuar. Ata ne Tirane i dijne arsyet se perse nuk e kane botuar, sikurse i dijne edhe motivet e tyre kur shkruajne te paverteta ne lidhje me mua. Abstenimi im nga skena ka qene per shkak te shkaqeve qe i permenda me larte. Siç thash, kam pasur respekt per gjyshen. E kam dashur forte dhe kam qene e perkushtuar ndaj saj, pasi ajo vet ka qene e forte, i ka perballuar te keqijat qe i kane ndodhur asaj gjate luftes se dyte kur çetniket serb ja kane pushkatuar baben me disa anetare tjere te familjes. Ajo ka qene shembulli me i mire per mua se si t’i perballoje edhe une te keqijat e vogla te jetes, te karrieres sime, te jem me i forte dhe gjithnje krenare perballe hipokriteve, matrapazeve dhe te gjithe atyre qe sot po i bejne dem shqoqerise shqiptare me sjellejet e tyre te vrazhda. Mua askush nuk mund te me ndal, te me largon nga skena, ose permes shpifjeve t’i prishin raportet e mia me adheruesit e mi shqiptare qe i kam kudo ne tokat shqiptare dhe diaspore..

Tim Shkupi: Ka pasur Adelina probleme ne jete apo jo?

Adelina Ismaili: Tim Shupi nuk ka njeri pa probleme. Problemet jane pjese e jetes, por varet se çfare natyre problemet i kane njerezit. Kurse problemet e mia jane me teper shkak i xhelozise, i pergojimeve, nderkembezave dhe ndonjehere kane qene edhe sulme direkte kunder personalitetit tim dhe te gjitha keto pa deshiren time kane percjelle karrieren time gjate ketyre 20 vjeteve. Prej kur jam ne skene kam mesuar shume sende, kam njohur shume njerez. Te mire dhe te keqinj. Por une kam mbet ajo qe jam sot.

Tim Shkupi: A eshte e vertete se Adelina ka pasur lidhje me njerez te nentokes, me grupe te ndryshme qe kontrollojne bizneset e argetimit ne Kosove…

Adelina Ismaili: Aspak nuk eshte e vertete se une Adelina kam pasur lidhje te ketilla. Perkundrazi. Une kam pasur vetem probleme nga keto grupe. Por, per keto gjera mund te flasim ndonjehere tjeter, kur çdo e vertete te zbardhet nga organet ligjvenese ne Kosove.


Tim Shkupi: Mos qenka bere Adelina politikane…

Adelina Ismaili: Jo, jo… une dhe politika jemi larg, por ky eshte realiteti qe ne sot po e perjetojme ne Kosove. Kete realitet e perjetojme edhe ne kengetaret, sepse edhe ne jemi pjese e Kosoves, pjese e qytetareve te saj. Ndersa ky realitet i hidhur ka efekt negativ edhe ne fushat e krijimtarise artistike ne Kosove, perfshire ketu edhe muziken.

Tim Shkupi: Pasi erdhem te muzika… A ka politike ne tekstet e kengeve te Adelina Ismailit?

Adelina Ismaili: Ne tekstet e kengeve te mia ka gjithçka, keshtu edhe politika nuk ben perjashtim.

Tim Shkupi: Ne shume forume neper internet, flitet se Adelina Ismaili eshte rugoviste…

Adelina Ismaili: Po ta nderpres Tim Shkupi… Babin e kam nga Ferizaji, nenen dukagjinase, vet kam lindur ne Prishtine (hahahahha). Nuk jam me origjine nga Rugova. Nese me pyet per afeksionin tim politik, atehere po. Mund te them qe kam qene, jam dhe do te jem ithtare e doktrines se Ibrahim Rugoves. Nuk e nderroj qimen kah fryen era. Ishim dikur te gjithe, nuk mund ta mohojme. Sepse shume gjera do t’i ndriqoje koha, historia. Por kjo assesi nuk do te thote qe une kam diçka kunder njerezve te luftes. Kurre! Mendoni se u çmenda une qe te jem kunder ushtrise se popullit tim?!Une kam kenduar per ta kur askush nuk ka guxuar t’i permend! Kam rrezikuar jeten, por ishte kenaqesi qe te ndjesh veten pjese e ushtrise e cila po lind per te mbrojtur jeterat tona. Fale tyre ne jetojme sot. Si do te guxoja une t’i kundervihem faktit qe dikush u sakrifikua per te jetuar e kenduar sot une?! Jo. E di qe te gjithe kane nje synim qe i bashkon, pavaresine e Kosoves, e cila do na beje jeten normale te gjithe neve. Une jam kunder matrapazeve qe perfituan materialisht nga lufta. Dhe do te jem gjithmone kunder. Pra, mos paragjykoni. Duhet shikuar pak me thelle gjerat. Nuk jam kunder asnje shqiptari te vertete. Larg asaj. Por nuk kam dashur te bej zhurme per keto gjera atehere kur ishte ne trend qe te perfitosh nga lufta.Tash eshte koha kur dua te dihen gjerat per mua. Kam respektuar presidentin e pare te Kosoves, sikur nje milion shqiptare qe mbuluan Prishtinen kur nderroi jete presidenti Ibrahim Rugova. Sikur te gjithe partite qe e nderuan. Nuk jam kunder shqiptarise. Sepse nuk ishte as ai.Dhe kete e dijne kryetaret e te gjitha partive shqiptare. Do te flasin vet, do te flase koha, historia...

Tim Shkupi: Mire, mire, por kenga per Rugoven…

Adelina Ismaili: Jo, jo… kenga eshte “do ta bej ushtrin time”…

Tim Shkupi: por me kend, me Ibrahim Rugoven…

Adelina Ismaili: edhe nje here Tim Shkupi po ta nderprese, kur e kam kenduar kengen “Do ta bej ushtrine time” ka qene viti 1996, nje kohe tjeter, nje fillim tjeter, fillimi i krismave te para te ushtareve te lirise, ushtareve te UCK-se. Merre kengen time me nje kontekst tjeter. Ne refrenin tjeter, “nuk duhrohet me keshtu”. Kujtoje performanceen time ne video spote me pantollona te ushtrise, me fanelle te kuqe dhe shqiponje. Nuk kam qene e veshur me shalle dhe kravate. Nuk ka qene lehte per mua ne ate kohe, ka qene veshtire, por ne çdo veshtiresi ekziston nje lehtesi dhe lehtesia ime ka qene mesazhi i dhene permes kenges ne perkrahje te organizimit ushtarak te shqiptareve ne Kosove.

Tim Shkupi: A do te thote kjo se Adelina nuk ka qene e ngjyrosur me ngjyra partiake, nuk i ka takuar asnje partie, rryme…

Adelina Ismaili: Jo, jo, nuk i kam takuar asnje partie. Une nuk kam kenduar per parti, kam kenduar per ushtri. Kam kenduar per deshmore. Kam marr pjese ne koncerte te ndryshme per ta ndihmuar Kosoven, per t’i ndihmuar ushtaret. Ftesat e ketilla, mendoj per solidarizim, bashkim dhe vepra humane, i mirepres nga gjithsecili, nga çdo parti. Adheruesit e mi nuk jane te nje partie, por edhe nuk i shikoj dhe as qe i ndaj ne kete menyre. Ata jane shqiptare dhe per mua te gjithe jane te njejte. Une kam respekt te madh per adheruesit e mi qe jane nga te gjitha tokat shqiptare.

Tim Shkupi: Kemi degjuar se keni qene organizatore e koncertit per “Ramush Haradinaj” dhe ne baze te informacioneve qe u dhane ne media ky koncert nuk realizoje parashikimet e organizatorit…

Adelina Ismaili: Kam qene iniciatore dhe ideatore per organizimin e nje koncerti te tille. Organizatore artistike, nese guxoj te them. Kam ndihmuar dhe kam ndikuar te kengetaret tjere, te disa kolege qe te jene te pranishem ne kete koncert. Mendoj se ja kemi borxh jo vetem Ramushit, por edhe te gjithe atyre qe luftuan per Kosove. Une mendoj se paku keshtu. Ndersa sa i perket organizimit te ketij koncerti, edhe une mendoj se ka qene i dobet ne aspektin teknik. Por kjo eshte totalisht e parendesishme. E rendesishme eshte qe kjo iniciative u nis. Le te dije e gjithe bota, dhe me se shumti fqinjte tone te rajonit se çka jemi ne gjendje te bejme ne per njerezit e medhenj te Kosoves. Aty jemi unik te gjithe. Une i falenderoj nga zemra koleget e mi. Ne kohen kur Arif Vladi vilte te holla nga kosovaret duke u thirrur ne emra te deshmoreve, une me qellim i kam ikur asaj gjeje. Tash, mu tash eshte koha te mos i harrojme njerezit qe u sakrifikuan per te jetuar ne. Me qellim jam vonuar qe te bej gjera te ketilla, per te treguar se as une as ne nuk guxojme te harrojme kurre gjakun e derdhur per Kosove. Miku i mire njihet ne dite te veshtira.

Tim Shkupi: Ka kohe qe ne kemi disa faqe ne internet qe mirren me performanceen dhe muziken e juaj. Nga adheruesit e juaj ne kemi mesuar se Adelina Ismaili eshte kengetarja me e popullarizuar dhe me e kerkuar ne internet, qofte edhe atehere kur Adelina nuk eshte ne skene, adheruesit e juaj presin te dijne diçka me teper per ju. Atyre thuajse ju intereson gjithçka rreth Adelines, duke filluar nga muzika, performanca, jeta private e saj dhe gjithcka qe eshte e lidhur per Adelina Ismaili? A keni pasur njohuri per keto adherues apo me teper jeni marr me ata qe nga xhelozia ju bojkotojne dhe shpifin rreth jush?

Adelina Ismaili: Tregova qe kohen e fundit nuk jam marrur me asgje perveç me tragjedine familjare e cila na ka goditur. Dhe isha e gatshme te terhiqem nga kendimi.Une shume here kam paralajmeruar terhekjen time. Me behet qejfi qe qenkam me e dashura (hahaha). Adhuruesit te cilet vizitojne edhe deren time te shtepise, letrat e tyre dhe fletoret e mbushura me shkrime adhurimi e foto, femije te vegjel te cilet shkeputen nga duart e nenave te tyre per te vrapuar te me perqafojne, pleq me plis te cilet ne Kosove me dhurojne lule per 8 mars ne rruge, me bene qe te me mbushen syte lot dhe te mendoj seriozisht se a guxoj une t’i zhgenjej te gjithe keta njerez? Bisedat me dajen tim ishin vendimtare. Amaneti i gjyshes qe mos ta ndal kendimin ishte vula e cila me beri te kthehem ne skene. Hera e pare ishte vertete e veshtire dhe pak para se te dilja, doja ta anuloja. Nuk me lejuan duartrokitjet. Nuk eshte lehte te jesh kengatar, por ka ate magjine e vet e cila nuk pershkruhet. Une e di qe çdo njeri ne bote do te deshironte popullaritetin dhe perjetimin e kesaj magjie se paku 15 minuta ne jete.Une po e perjetoj me dekada. Ky eshte shkaku edhe i xhelozise se semure te personave te caktuar te cilet e mundojne shpirtin e tyre, e sakrifikojne kohen e tyre duke u marrur me mua. Por, ata njerez nuk mund te depertojne ne jeten time. Thjesht, nuk ekzistojne hahahaha. Per mua eshte e rendesishme buzeqeshja dhe kenaqesia e atyre qe me shikojne e degjojne. Rriskun te cilin ma ka dhene Allahu, insani nuk mund te ma marre. Kjo eshte definitive. Nuk mund t’i kenaq te gjithe. Kete nuk munden ta bejne as Jezu Krishti, as Pejgamberi Muhamet a.s. Cmenduria njerezore arrine ne ate mase saqe konteston edhe Zotin. E çka, tash une te merrem me njerez te "lodhur" psiqikisht, a? Jo ore, i dua ata qe me dojne hahahahahahhahahahahha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

tema:Intervista me kengetaren Adelina Ismaili

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
.::Argëtim të Këndshëm::. :: Temat e Ndryshme :: Temat e Ndryshme-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
Zaqishti.com