| | Messi, shembull fantastik për futbollistët e rinj | |
| Autori | Mesazh |
---|
fatmir
Numri i postimeve : 344 Join date : 16/09/2009
| Titulli: Messi, shembull fantastik për futbollistët e rinj Fri Apr 16, 2010 3:14 pm | |
| sh-legjenda e Barcelonës, braziliani Rivaldo i është bashkuar armatës së adhuruesve të Lionel Messit dhe ka parashikuar ardhmëri të ndritshme për të. Rivaldo, i cili më 1999 ka fituar trofeun e lojtarit më të mirë të Evropës dhe të Botës, mendon se Messi paraqet një shembull fantastik për të gjithë futbollistët e rinj. “Nga ai mund të marrin shembull të gjithë, sepse shihet se sa i përkushtuar dhe i disiplinuar është në fushë, e megjithatë luan me gëzim dhe kënaqësi të madhe. Ai ka vetëm 22 vjet. Shpresoj se do të mbetet po aq modest dhe t’ia kushtojë shënimet e golave Zotit, pasi e di se talentin ia ka falur ai. Mendoj se ai nuk do të jetë vetëm dy herë zyrtarisht lojtari më i mirë në botë, por së paku pes-gjashtë herë”, tha Rivaldo. |
| | | fatmir
Numri i postimeve : 344 Join date : 16/09/2009
| Titulli: Flamini mbetet në Milan Fri Apr 16, 2010 3:16 pm | |
| Mesfushori francez Mathieu Flamini nuk e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Milanit në fund të këtij edicioni, njofton të mërkurën gazeta italiane "Tuttosport". Flamini 26-vjeçar ka deklaruar se dëshiron të qëndrojë në "San Siro" dhe të luftojë për një vend në përbërjen e parë të Milanit, pasi këtë edicion ka regjistruar minutazh të vogël. "Synimi im është të mbetem te Milani dhe të fitoj tituj me këtë skuadër, duke luajtur në përbërjen e parë", tha ai. Flamini kërkohet nga Manchester City. |
| | | fatmir
Numri i postimeve : 344 Join date : 16/09/2009
| Titulli: Muzaqi firmos me Hannoverin Fri Apr 16, 2010 3:17 pm | |
| Prishtinë, 15 prill - Sulmuesi i krahut të majtë, Bajram Muzaqi ka firmosur me klubin gjerman Hannover. 18-vjeçari Muzaqi ka nënshkruar për tre vjet, ndërsa klubit të ri do t'i bashkohet më 1 korrik, kur nisin përgatitjet për edicionin 2010-2011. Pritet që futbollisti kosovar fillimisht të luajë me ekipin e dytë të Hannoverit. Muzaqi është pjesë e Akademisë së klubit të njohur holandez, PSV Eindhoven. "Kam zgjedhur Hannoverin pasi mundësitë që të përparoj si futbollist janë të mëdha. Kam pasur oferta edhe nga klubet holandeze, si edhe nga disa ekipe në Belgjikë, Itali e Gjermani. Me kalimin në Hannover pres që shumë shpejt të fitoj rastin të luaj në Bundesligë", ka thënë Bajram Muzaqi, të mërkurën për gazetën. Muzaqi ka lindur në Mitrovicë. Ai karrierën e ka nisur në Akademinë e klubit holandez, Vitesse. Më pas ishte pjesë e skuadrave Appingeda, Winschoten dhe Groningen. Në verë të vitit 2007 kaloi në PSV Eindhoven. Muzaqi pret që shumë shpejt të ftohet edhe në Kombëtaren e Shqipërisë. "Në janar isha në një kamp të Përfaqësueses U-19 të Shqipërisë që u mbajt në Athinë. Trajnerët e përfaqësueses u ndanë shumë të kënaqur me paraqitjet e mia dhe më thanë se shumë shpejt do të më ftojnë për ndeshje zyrtare. Ka gjasa të ftohem për U-19, apo ndoshta edhe për U-21", ka shtuar Bajram Muzaqi. Hannoveri është duke luftuar për mbetje në Bundesliga 1. Pas javës së 30-të mban pozitën e 16-të me 27 pikë. Kjo pozitë në fund dërgon në barazh. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe katër xhiro. Pjesë e Hannoverit janë edhe dy futbollistë shqiptarë, Altin Lala e Valdet Rama. Kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lala, është duke u përballur me lëndime dhe këtë edicion ka regjistruar vetëm katër paraqitje. Mesfushori kosovar, Rama (22), në Bundesliga 1 ka regjistruar 14 paraqitje. Ai së fundi ka luajtur me ekipin e dytë të Hannoverit në kategorinë e kater gjermane |
| | | fatmir
Numri i postimeve : 344 Join date : 16/09/2009
| Titulli: Trezeguet mungon kundër Interit Fri Apr 16, 2010 3:18 pm | |
| Sulmuesi i Juventusit, francezi David Trezeguet, nuk do të paraqitet në ndeshjen kundër Interit, shkaku i dëmtimit të muskulit në këmbën e djathtë, përcjell të mërkurën agjencia e lajmeve Reuters. Ndeshja mes Interit dhe Juves luhet të mërkurën mbrëma në kuadër të javës së 34-t të Serie A. Pos Trezeguetit skuadra nga Torino do të jetë edhe pa mbrojtësin Zdenek Grygera, ndërsa nga lëndimet do të rikthehen Martin Caceres dhe Diego |
| | | fatmir
Numri i postimeve : 344 Join date : 16/09/2009
| Titulli: Bayerni nuk e lëshon Riberyn Fri Apr 16, 2010 3:19 pm | |
| Mesfushori francez Franck Ribery nuk do të largohet nga skuadra e Bayern Munchenit në fund të këtij edicioni. Kështu ka deklaruar presidenti i skuadrës bavareze Karl-Heinz Rummenigge, shkruan të mërkurën agjencia e lajmeve AFP. "Aktualisht, garantoj se Ribery do të qëndrojë në ekipin tonë. Synimi ynë është të rinovojmë kontratën e tij dhe presim shumë shpejt ta realizojmë këtë", ka thënë Rummenigge. Ribery 27-vjeçar ka kontratë me Bayernin deri në qershorin e vitit të ardhshëm. |
| | | musLII*
Numri i postimeve : 768 Join date : 16/09/2009 Age : 26 Location : Sdi.
| Titulli: musLII* Fri Apr 16, 2010 5:06 pm | |
| |
| | | Sponsored content
| Titulli: Re: Messi, shembull fantastik për futbollistët e rinj | |
| |
| | | | Messi, shembull fantastik për futbollistët e rinj | |
|
Faqja 1 e 1 | |
| Drejtat e ktij Forumit: | Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
| |
| |
| |