.::Argëtim të Këndshëm::.
Mir Se Erdhet ne .::Alba-Forum::. Ju Lutemi Identifikohuni ose Regjistrohuni :nese keni probleme me Regjistrim apo keni harruar Passwordin e mëparshem ateher kontaktoni : jetlumm@hotmail.com ::. ose 045 921-777
*********************************
Legjenda: Admin-Moderator-PrincesS-Vip
*********************************
All rights Reserved/ Te gjitha te drejtat e Rezervuara 2oo9/2o1o
*********************************


Admin:Jetlum Shala
 
ForumCalendarGalleryPytësoriLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
identifikimi
Identifikimi:
Fjalëkalimi:
Më Identifiko Automatikisht: 
:: Harrova fjalkalimin
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Data/dita qe e pret me padurim dhe pse?
Tue Jan 15, 2013 1:45 am nga Floraa

» Qka kishit Pas Qef me pas ne Jet?
Tue Jan 15, 2013 1:42 am nga Floraa

» Ku deshironi ta kryni shkollen
Tue Jan 15, 2013 1:41 am nga Floraa

» Cili antar/e mendoni se ësht me HumoristiK ne Web
Tue Jan 15, 2013 1:40 am nga Floraa

» Me qka mirreni më shum ne interent?
Tue Jan 15, 2013 1:39 am nga Floraa

» PER KEND PO MENDONI MOMENTALISHT ?
Tue Jan 15, 2013 1:37 am nga Floraa

» QKA MENDONI KUSH DASHURON ME, ME ZEMER DJEMT APO VAJZAT!
Tue Jan 15, 2013 1:30 am nga Floraa

» Bisedë me hijen
Tue Jan 15, 2013 1:27 am nga Floraa

» Sa nota te dopta keni ju??? dhe sa nota 5- she ???
Tue Jan 15, 2013 1:23 am nga Floraa

Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Forum
alba-fOrum
UNIKKATIL
Sondazh
Kush osht Mbret i RAP`iT?
 UNIKKATIL
 Noizy
Shiko rezultatin
Top posters
jetlum (814)
 
musLII* (768)
 
adem (466)
 
fatmir (344)
 
meritOnz (262)
 
Fjolla (210)
 
Diellzë (164)
 
nazim (148)
 
florianna (104)
 
Genti (34)
 

Share | 
 

 Pacientët me trauma në tru, shpesh diagnostikohen gabim

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
adem



Numri i postimeve : 466
Join date : 20/09/2009
Age : 19
Location : ka matiqani hahah

MesazhTitulli: Pacientët me trauma në tru, shpesh diagnostikohen gabim   Wed Apr 14, 2010 4:36 pm

Pas traumave të rënda ose nga mosfurnizimi i trurit me oksigjen a gjak, njeriu paralizohet ose humbet vetëdijen dhe aftësinë për të komunikuar. Për këta pacientë ka pak shpresa për t'u kthyer në gjendje normale, pasi qelizat e trurit nuk kanë aftësi regjeneruese. Por një studim i ri tregon se shumë pacientë me pasoja të tilla shpesh diagnostikohen gabim. Studimi krijon shpresa, ndërsa ngre edhe pyetje etike dhe ligjore mbi cilësinë e jetës së një pacienti të tillë.
Për më shumë se dy dekada, Rahm Houben ishte diagnostikuar se kishte humbur vetëdijen e reflekset pas një aksidenti me makinë. Në fillim u duk se 46- vjeçari nga Belgjika mund të komunikonte me lëvizje të vogla të gishtërinjve duke prekur një tastierë. Më pas ekspertët thanë se këto lëvizje ishin të pavetëdijshme a të pavullnetshme dhe se Rahm Houben nuk ishte në gjendje për të komunikuar. Por pas një skanimi të trurit, mjekët zbuluan se truri i tij funksiononte normalisht.
Edhe një studim i ri tani tregon se pacientë që kanë pësuar trauma dhe në pamje të jashtme duken se nuk kuptojnë e nuk mund të komunikojnë, janë të vetëdijshëm dhe shpesh diagnostikohen gabim.
Në kuadër të studimit, 54 pacientë të tillë u vendosën në aparate skanimi të trurit dhe iu tha që të imagjinonin pamje të ndryshme; si p.sh. një lojë futbolli, ose duke shëtitur. Në 5 pacientë, pjesë të trurit reaguan menjëherë. Një pacient iu përgjigj saktë pyetjeve nëse po imagjinonte një lojë futbolli ose shëtitje, duke tundur kokën "po" ose "jo"
Profesor Steve Laureys i Universitetit të Liezhit në Belgjikë është një nga autorët e studimit. Ai thotë se komunikimi me pacientë të tillë kërkon pajisje e teknologji të sofistikuar që janë shumë të shtrenjta për t'u përballuar nga sigurimet shëndetësore. Prandaj shtrohet pyetja se mbi çfarë bazash etike e ligjore një pacienti do t'i mohohet dhe një tjetri do t'i ofrohet një shërbim i tillë?
Një tjetër bashkë-autor i studimit, Dr Nikolas Shif i qendrës mjekësore Cornell Weill në Nju Jork, thotë se ky studimi do t'i hapë rrugën diagnostikimit më të saktë të pacientëve me trauma në tru, të pavetëdijshëm në dukje, por që mund të jenë në gjendje të komunikojnë. Dr.Shif thotë se studimi nuk përfshin pacientët që janë me tru të vdekur dhe mbahen gjallë me aparate. Por studimi ofron shpresë për pacientët me tru të dëmtuar të cilët një ditë mund të komunikojnë mendimet e tyre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 

Pacientët me trauma në tru, shpesh diagnostikohen gabim

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
.::Argëtim të Këndshëm::. :: Te rejat nga futboLLi :: Lajme :: Shendetsi-
Kërce tek:  
Free forum | © phpBB | Forum mbështetës | Kontakto | Report an abuse | Create a free blog
Zaqishti.com