2 VJEQARJA NE GRUPIN E GJENIVE TE BOTES
Eshte vetem 2 vjec, por ka hyre ne grupin e personave me inteligjente te botes. Behet fjale per vajzen gjeni, te quajtur Elise Tan-Roberts, qe jeton ne Londer.
Prinderit e saj, qe nuk kane diplome, nuk dine si ta shpjegojne inteligjencen dhe kujtesen e forte te vajzes. Qe 5 muajshe vogelushja tha fjalen e pare, 18 muajshe dinte te numeronte deri ne 20 ne anglisht, ndersa sot 28 muajshe e ben kete edhe ne spanjisht, thote alfabetin dhe njeh kryeqytetet e shume shteteve.
Kapaciteti intelektual i saj i perllogaritur nga nje test i nje psikologeje ne bashkepunim me gazeten "The Daily Mirror" eshte 156, pak me u ulet si ai i Albert Ainshtainit, IQ i te cilit ishte 160. Vajza eshte britanikja me e vogel qe hyn mes kandidateve te perzgjedhur me teste nga shoqata e inteligjenteve, “Mensa”, qe sot perfshin 100 mije anetare ne gjithe boten.
Vajza gjeni nuk perben nje rast te izoluar, pasi shume te tjere jane zbuluar qe nga themelimi i shoqates ne 1946
BABI SHKON TEJAP PROVIMIN NE VEND TE DJALIT
Një baba 54-vjeçar japonez është zbuluar se është shtirur si i biri 20-vjeçar, që të bënte provimin se djali nuk kishte mësuar. Babai i guximshëm madje shkoi në permanent që të rregullonte flokët e të dukej më i ri. Babai, i cili drejton një kompani për shpërndarjen e mjekimeve, shkoi të bënte provimin për licencën e shitësit të ilaçeve. Ai donte që i biri të punonte me të, por e dinte se nuk ishte i përgatitur për provim. “Një djalë 20-vjeçar dhe një 54-vjeçar duken ndryshe”, thotë shefi i policisë në Japoninë veriore. “Kokën e mbante të ulur mbi letrën e provimit por kur mbikëqyrësi iu afrua, i kërkoi falje menjëherë”, shton ai.
VENDI ME EMRIN ME GJAT e dinit qe ne bote ekziston nje vend me emer te cuditshem, por shume shume te gjate. Per arsye shqiptimi banoret vendas e quajne Liqeni i Vebsterit, por zyrtaret amerikane kane pranuar se per vite me rradhe ata e kan shqiptuar kete emer gabim.
Emri i tij eshte Liqeni Chargoggagoggmanchauggagoggchaubunagungamaugg. Gabimet ortografike ne emrin me te gjate ne vend u zbulua nga nje gazete lokale, qe e ka zbuluar skandalin e keqshqiptimit qe ne 2003. Zgjidhja e kesaj ceshtjeje ka perfshire nje numer te madh kerkimesh dhe duzina variante shqiptimesh per liqenin, qe ndodhet ne Vebster, Masacusets. Realisht ai ka 45 shkronja, dhe shqiptimi i duhur eshte Chargoggagoggmanchauggagoggchaubunagungamaugg.
Dhoma lokale e Tregtise tani do te perpiqet te gjeje se kush i vizatoi shenjat ne vendin e pare, dhe ti korrektoje ato. Liqeni Chargoggagoggmanchauggagoggchaubunagungamaugg eshte quajtur dhe si Liqeni i Vebsterit nga banoret lokale, per arsye te kuptueshme, shqiptimi.