• Për një manikyr të shpejt dhe cilësor, limoni është solucioni ideal. Përzieje një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni, zhysni gishtat brenda solucionit për 5 min dhe më pas thajini gishtat me një copë të pambuktë dhe të butë. Aciditeti i limonit, zbut lëkurët që dalin anash thonjve dhe largon qelizat e vdekura. Faza e tharjes, ndihmon në heqjen e tyre. Me lëkurën e limonit më pas, fërkoni çdo gisht në mënyrë që të favorizohet thithja e vitaminave nga thonjtë, dhe më pas fërkoni thonjtë sërish me një copë të butë, ashtu sikurse lustrohen këpucët. Përveç se e zbut lëkurën dhe heq qelizat e vdekura, limoni i bën thonjtë të ndritin, sipërfaqen e bën më të bardhë dhe eliminon njolla të mundshme.
*******
PER FLOKET ME TE SHENDRITSHME
- Për t’i bërë më të shkëlqyeshme flokët, shtoni dy lugë uthull gjatë shplarjes së flokëve. Acidi i uthullës bën që flokët të jenë më të shëndetshëm dhe të shndritshëm.
********
SI TE KUJDESEMI PER FLOKET QE TE RRITEN S AME SHPEJT :
Maskë për flokët me mollë dhe banane
Përbërësit:
- 2 mollë
- 1 banane
- 2 lugë kafeje me mjaltë
Përziejmë mollën (e grirë) dhe bananen dhe më pas shtojmë mjaltin dhe e përziejmë mirë masën. Pasi t’i kemi larë flokët me shampon tonë të zakonshme, përhapeni të gjithë masën e përftuar në flokë dhe lëreni të veprojë për 20 minuta. Kujdes! Mos e lini më shumë se kaq. Shpëlajeni me ujë të bollshëm. Molla forcon flokët e brishtë dhe hidraton, banania i ushqen dhe i bën ato të shndritshme dhe të shëndetshme, mjalti i bën ato të shkëlqejnë në mënyrë perfekte.
Ndërsa për të ushqyer flokët është shumë e mirë e bardha e vezëve: 2 të bardha të vezës mund të përzihen me lëng limoni dhe të lihen të veprojnë për 30 minuta. Shpëlajini mirë dhe pas kësaj flokët do të jenë të forta dhe me shkëlqim. Ndërsa për të pasur flokë që shkëlqejnë gjithnjë bëni një larje të parë me një përzierje me ¼ birrë dhe ¾ ujë. Shpëlajini mirë dhe më pas vazhdoni larjen normale me shampon tuaj.
**********
SI TE GJALLEROJM NGJYREN GESHTENJE TE FLOKEVE :
Si të gjallërojmë ngjyrën e flokëve bojë kafe? Në një enë, zieni sipërfaqen e jashtme të një qepe të errët, lëngun me pas lëreni të ftohet dhe më pas përdorini gjatë shplarjes së fundit kur lani kokën me shampo. Pasi disa praktikave të tilla, do të shihni se flokët do të marrin më shumë jetë.